Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gola dhe spektakël në Ballsh, duel “i heshtur” në Gjirokastër

Gola, emocione dhe spektakël në Ballsh. Bylis-Skënderbeu i kishte të gjitha, penallti të humbura, penallti të realizuara, përmbysje dhe ripërmbysjet të rezultatit. Në Adush Muça, Skënderbeu prishi ecurinë fantastike të skuadrës mallakastriote prej 10 javësh pa humbje pasi triumfoi 2-3 duke u rikthyer te fitorja në kampionat pas 4 javësh.

Përballë skuadrës që ka bërë ligjin në dekadën e fundit të futbollit shqiptar Bylisit i mungoi vetëm eksperienca pasi skuadra e Dovedan i shkoi shumë afër fitores por në fund doli pa asnjë pikë nga sfida shtëpiake. Që kjo ndeshje do të shkonte keq për Bylisin u kuptua që në minutën e 21-të kur penalltinë e akorduar nga gjyqtari Bastari për faull të Ndeki ndaj Peposhit, Isli Hidi e dërgoi jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Koliçi.

Në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë tjetër penallti këtë herë për Skënderbeu, e shkaktuar nga Peposhi dhe e fituar nga Bregu. Nga 11-metra distancë Blerim Krasniqi u tregua i saktë duke i çuar në avantazh Skënderbeun në pushimin mes dy pjesëve. Fraksioni i dytë megjithatë foli më shumë për ballshiotët të cilët pas tentativave të shumta barazuan shifrat me golin e kapitenit Valentino Murataj në minutën e 74-t.

Por Bylis nuk u kënaq me kaq dhe i shtyrë edhe nga entuziazmi i tifozëve vendas, 5 minuta më pas kaloi në epërsi me një supergol të mbrojtësit Jurgen Goxhaj me gjysmëroveshatë. Por atëherë kur ballshiotët menduan se e fituan ndeshjen, një naivitet i Ndrecës që mbajti me dorë në zonë Bregun bëri që gjyqtari Bastari të mos kishte dyshime për të akorduar 11-metërshin e tretë në këtë sfidë, penallti të cilën këtë herë e ktheu Bregu në gol.

Por goli i Bregut në të 86-ën u pasua nga ai i Gripshit dy minuta më vonë një finalizim shumë bukur ky i një kundërsulm i nisur nga vetë Gripshi dhe pas kombinimit me Otto John mposhti Hidin për t’i dhënë fitoren 2-3 korçarëve dhe për t’i ngjitur në kuotën e 17 pikëve, 3 më pak se ballshiotët të cilët pozicionohen në vendin e dytë me 20 pikë.

Vazhdon të mos fitojë Teuta që në Gjirokastër përballë Luftëtarit edhe pse luajti më mirë nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj një kundërshtari që u rikthye të marrë pikë pas 3 javësh. Për durrsakët ky ishte barazimi i tretë rresht.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...