Ligue 1

Gola e spektakël në “Parc des Princes”, PSG mposht Bordeaux

Të pranishmit në “Parc des Princes” asistuan në një ndeshje të madhe dhe spektakolare të zhvilluar mes Paris Saint Germain dhe Bordeaux, që u mbyll me fitoren 4-3 të kampionëve në fuqi të Francës.

Sigurisht që përtej suksesit të parizienëve, të cilët në Francë nuk po hasin në rezistencë të fortë në garën për titull, nuk mendohej që Bordeaux do të bënte kaq shumë rezistencë, sa t’u rrezikonte fitoren vendasve.

Parizienët e panë veten në disavantazh në minutën e 18-të, kur Hwang mposhti portierin Rico, megjithatë shumë shpejt Parisi përmbysi shifrat me golat e Edinson Cavanit dhe Marquinhos, që po shkëlqen edhe në pozicionin para mbrojtjes. Në fund të pjesës së parë, skuadra e Thuchel pësoi të dytin, me skuadrat që shkuan në baraspeshë në rezultat në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë rezultoi edhe me spektakolare, me Marquinhos që realizoi të dytin personal dhe Mbappenë që shënoi golin e sigurisë (4-2), ndërsa Pardo hapi sërish ndeshjen me golin e 4-3 në minutën e 83-të. Asgjë nuk ndryshoi fundin e sfidës, perveç faktit që Neymar u largua në kohën shtesë me karton të kuq, me PSG që siguroi suksesin e 21-të në Ligue 1.

Në dy takimet e tjera të së dielës, St Etienne barazoi 1-1 me Reims, ndërsa Rennes fitoi 2-1 me Nimes.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency