Itali

Golashënuesi më i ri në historinë e kombëtares, talenti: Nuk jam fenomen, mungonin paratë për benzinën!

Wilfred Gnonto, ishte një nga zbulimet e Italisë së trajnerit Roberto Mancini në këtë grumbullim të axurrëve për ndeshjet e Nations League. Futbollisti që sezonin e fundit e mbylli me Zurich në Zvicër, dhuroi një asist dhe shënoi një gol në ndeshjen kundër Gjermanisë.

Një gol i cili i garantoi Gnontos një vend në historinë e kombëtares duke qenë se në moshën 18 vjeçare e 222 ditë, sulmuesi u shndërrua në lojtarin më të ri që shënon për të kaltrit. Ndërkohë, në një intervistë të fundit, Gnonto thekson se ai nuk është një fenomen tani që po shkëlqen me Italinë ndërsa nuk harron të shtojë se ëndërron që një ditë të rikthehet te Inter.

Disfata kundër Gjermanisë- “Nuk është një çështje nëse luan Gnonto apo jo, gjermanët ishin më mirë se ne në çdo aspekt. Jemi një grup i ri dhe që luajmë së bashku prej shumë pak kohësh, sapo jemi rinisur dhe para na presin vite të bukura. Ka entuziazëm dhe kualitet”.

Rekordi me kombëtaren- “Nuk është se ndihmoi skuadrën, në fund morëm një humbje të rëndë. Më e rëndësishme ishte të fitonim, por shkoi keq”.

Mancini- “Na that ë qëndronim gati, vetëm në vazhdim të përgatitjeve e kuptova se e kishte seriozisht. Ishte një sinjal i fortë nga ana e trajnerit aktivizimi i të rinjve dhe nuk erdhi rastësisht. Trajneri më ka thënë të qëndrojë me “këmbë në tokë”. Nuk isha lojtar skarco para ndeshjeve me kombëtaren dhe sigurisht nuk jam fenomen tani që shënova me Italinë”.

Familja- “Kam plotësuar disa dëshira të miat në këto ditë dhe sigurisht diçka e tillë vjen prej sakrificave të familjes. Ato që kanë bërë prindërit për mua janë të pabesueshme. Shumë herë nuk kemi pasur paratë që unë të shkoja në Milano për starvitje, mamaja punonte në një hotel dhe shpresonte te bakshishet që të paguante benzinën”.

Inter- “Më kanë dhuruar mundësinë e parë dhe më kanë mësuar thuajse gjithçka. Kjo ka bërë diferencën për mua, për të ardhmen nuk e di. Unë jam interist dhe do të më pëlqente të rikthesha një ditë. Kam shumë kohë përpara, do të shohim me qetësi”, u shpreh Gnonto.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency