Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Goli fenomenal i Jasir Asanit, UEFA e shpall më të bukurin e raundit të gjashtë

Goli më i bukur i eliminatoreve, Shqipëria konkurron me dy realizime spektakolare
Goli më i bukur i eliminatoreve, Shqipëria konkurron me dy realizime spektakolare

Goli i Jasir Asanit është shpallur më i bukuri i ndeshjeve të raundit të gjashtë në kualifikueset e Kampionatit Europian. UEFA ka publikuar pasditen e së premtes rezultatin e votimit, teksa ajo perlë e vërtetë ndaj polakëve ka marrë pjesën më të madhe të votave.

Një vlerësim i merituar, për vetë golin e realizuar të Jasir Asanit, që zhbllokoi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë. Në ccdo drejtim ajo goditje e Asanit ishte perfekte, që la të shtangur dhe një nga portierët më të mirë në botë si Szczęsny i Juevntusit, i cili në fundin e pjesës së [parë e përgëzoi lojtarin e lindur në Shkup.

Lexoni edhe:

Golat e lojtarëve shqiptarë në këto kualifikuese kanë qenë fenomenalë, teksa kanë fituar 3 nga 6 golat më të bukur, saktësisht Jasir Asani ndaj Moldavisë në raundin e tretë, i Kristian Asallanit ndaj Ishujve Faroe në raundin e katërt e përsëri i Asanit edhe në raundin e gjashtë ndaj Polonisë.

Po ashtu në garë për golin e javës në ndeshjet e pesta ishte edhe Nedim Bajrami me golin ndaj Çekisë, në Pragë, por realizimi i tetovarit ishte goli i dytë më i votuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UEFA EURO 2024 (@euro2024)

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...