Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gol i gjithi shqiptar në Rumani, Fili i jep fitoren Botosanit!

Gol i gjithi shqiptar në kampionatin rumun. Realdo Fili i dha fitoren Botosanit në transfertën ndaj Poli Iasi falë një finalizimi në minutën e 89-të falë asistit që mori nga shqiptari tjetër që luan me Botosanin, Enriko Papa. Dikur të dy këta futbollistë, luanin në Kategorinë Superiore, ndërsa tashmë arrinë të lënë shenjë duke u bërë protagonist në futbollin rumun. Gjithçka ishte meritë e Filit të aktivizuar si zëvendësues në minutën e 80-të. Sulmuesi, pas një harkimi të Papës nga e djathta, u tregua i aftë në shtyllën e dytë të dërgonte sferën në rrjetë. Një gol i shënuar në minuitën e 89 që nuk i dha kohë kundërshtarëve të reagonin dhe siguroi fitoren për Botosanin duke kthyer Filin protagonist në një edicion ku për fat të keq nuk është aktivizuar aq sa shpresonte sulmuesi shqiptar. Pas këtij goli i dyti për Filin në këtë sezon të kampionatit rumun pas atij ndaj Cluj në tetor, ish-sulmuesi i Partizanit mund të ketë më shumë minuta në këmbë, ndërkohë që Botosani me këtë sukses u ngjit në vendin e 8-të të renditjes me 21 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...