Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Goli i Messit sërish në historinë e lavdishme të Barcelonës

Barcelona e startoi kampionatin me një fitore të pastër 3-0 ndaj Alavesit, që arriti të rezistojë deri në minutën e 64-t ndaj katalanëve.

Pikërisht në këtë minutë, Lionel Messi zhbllokoi rezultatin, pasi ekzekutoi me mjeshtëri një goditje dënimi, duke kaluar topin poshtë murit të lojtarëve kundërshtarë dhe duke e dërguar në rrjetë.

Pikërisht ky gol i “Pleshtit”, përveçse zhbllokoi rezultatin, kishte edhe vlera historike, pasi ishte goli numër 6000 i shënuar nga Barcelona në La Liga.

Ylli argjentinas ka shënuar edhe golin numër 5000 të katalanëve, rreth 9 vite më parë, duke u bërë gjithmonë e më shumë pjesë e historisë së Barcelonës.

Për statistikë, ndaj Alavesit Messi shënoi edhe golin e tretë, falë një marrjeje të bukur të topit në zonë, ndërsa më herët kishte shënuar Coutinho dhe kishte çuar rezultatin 2-0.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...