Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Goli i parë bullgar i Sahitit, është një perlë!(Video)

E mbani mend Suad Sahitin, lojtarin për të cilin Skënderbeu pagoi 60 mijë euro për ta marrë nga Rabotnicki pasi e shikonte si pasuesin ideal të Liridon Latifit në momentin që ky i fundit u shit te Akademia Puskas. Por 24-vjeçari nuk la dot shenjë te korçarët duke mos e kthyer për asnjë moment në një lojtar të rëndësishëm nën drejtimin e Ilir Dajës, gjithsesi në verë Sahiti bëri një hap akoma më cilësor duke u transferuar në Superligën greke te skuadra e Ael Larissa, por edhe aty sulmuesi i krahut nuk u përshtat si duhet edhe pse u aktivizua në 8 ndeshje në kampionat në gjysmën e parë të sezonit, madje në 5 prej tyre si titullar. Në 15 shkurt të këtij viti ish-lojtari i Skënderbeut la Greqinë duke u transferuar në kampionatin bullgar te skuadra e Septemvri Sofia. Në ndeshjen e tij të 5-të me skuadrën e re, Sahiti u bë protagonist duke realizuar me një gol shumë të bukur me një goditje të fortë nga distanca duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës kryeqytetase që lufton për mbijetesë ndaj Lokomotiv Plovdiv që u mposht 1-0.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...