Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Goli i parë dhe karton i kuq, Manaj protagonist te Barcelona B

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës B, teksa shënoi dhe kaloi në avantazh katalanët në minutën e 27’ të transfertës ndaj Prat.

Lushnjari, që iu bashkua Barcelonës B vetëm në ditët e fundit të merkatos së janarit, shënoi edhe në ndeshjen debutuese, por atëherë goli iu anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë Manaj nuk mund të festojë plotësisht në sfidën e sotme, pasi në minutat shtesë të pjesës së parë u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, dhe la skuadrën katalane me 10 futbollistë për gjysmën e ndeshjes.

Për kronikë, Barcelona B triumfoi 1-2, teksa pas barazimit Raillo në të 77-ën, ishte Konrad që shënoi golin e fitores në minutat shtesë të takimit. Barcelona B renditet përkohësisht në vendin e dytë me tre pikë më pak sesa Sabadelli kryesues.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...