Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Goli i parë kuqezi, titulli dhe Sarri: Loftus-Cheek karikon Milanin

Ruben Loftus-Cheek shënoi një gol shumë të bukur në fitoren 1-3 të Milanit në ishull përballë Cagliarit të Claudio Ranierit.

Mesfushori potent mbylli llogaritë e takimit me supergolin e tij pas një ore lojë, që ishte edhe realizimi i parë me kuqezinjtë.

 

Jam shumë i lumtur. U treguam të aftë në përmbysjen e menjëhershme të rezultatit. Ata ishin shumë agresivë, por ne bëmë mirë.

Duam të fitojmë titullin dhe titulli vjen duke fituar këto lloj takimesh. Duhet të stërvitemi fort për të reduktuar diferencën në derbi”, deklaroi 27-vjeçari anglez në lidhje me ndeshjen.

Lexo edhe: 

Më pas një koment për golin e parë në Serie A me fanellën e Milanit. Me Loftus-Cheek që shpreson e beson se të tjerë gola janë rrugës.

Jam shumë i lumtur për golin tim të parë. Ndihem mirë, jam duke punuar shumë fort. Duhet të vazhdoj të përmirësohem.

Çdo ndeshje më rrit besimin te vetja, jam realisht shumë i lumtur që po luaj me Milanin”, u shpreh mesfushori i lindur në Londër.

Ndeshja e radhës të shtunën ndaj Lazios së Maurizio Sarrit, trajner me të cilin zhvilloi një sezon super te Chelsea.

Sarri ishte një trajner shumë i rëndësishëm për mua, ai është i pari që më dha një mundësi të madhe te Chelsea. Dhe unë pata një sezon të mrekullueshëm me të. E shtuna do të jetë një ditë e bukur për mua“.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...