Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Goli i parë, Sergio Ramos: E vështirë përshtatja te PSG, nuk ndalem më

Sergio Ramos shënoi golin e parë me PSG-në mbrëmjen e kaluar. Ekipi i Mauricio Pochettinos fitoi 4-0 në “Parc des Princes” kundër Reims dhe ish-kapiteni i Real Madrid realizoi golin e dytë të ekipit të tij pas një insistimi në zonën kundërshtare.

35-vjeçari foli pas ndeshjes për mikrofonat e Prime Video. Sergio Ramos shpreson të shënojë sa më shumë gola, teksa theksoI se po e merr veten dhe nga dita në ditë po përshtatet gjithnjë e më mirë në kryeqytetin francez dhe tek ekipi i ri.

Jam i lumtur për golin tim të parë me PSG-në, shpresoj të shënoj edhe shumë gola të tjerë. Kam tre javë që stërvitem me grupin. E rëndësishme është të kap ritmin e shokëve, të vazhdoj të përmirësohem fizikisht dhe të vendos në fushë versionin më të mirë të vetes.

Përshtatja ime këtu ka qenë e vështirë në fillim. Kam jetuar shumë vite në Madrid, por tani ndihem më mirë në Paris”, deklaroi një nga mbrojtësit më të mirë të epokës së vet, i cili verën e kaluar i dha fund aventurës 16-vjeçare me Real Madrid.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...