Francë

Goli ndaj Austrisë, Giroud vendos një rekord me Francën

Kombëtarja e Francës arriti fitoren e parë në grupet e Nations League teksa mposhtën në shtëpi me rezultatin 2-0, Austrinë. “Gjelat” shkuan në kuotën e pesë pikëve dhe kalojnë në vendin e tretë, pesë pikë larg atij të parit që mbahet nga Kroacia.

Megjithatë, për Francën ishte një mbrëmje rekordesh, pasi me golin e shënuar Oliver Giroud bëhet lojtari më i vjetër që ka shënuar për kombëtaren franceze. Sulmuesi i Milanit në moshën 35-vjecc e 357 ditë theu rekordin që mbahej nga Roger Marche, 35-vjecc e 287 ditë ku për herë të fundit kishte shënuar në dhjetorin e 1959 kundër Spanjës.

Giroud arriti në kuotën e 49 golave me dy herë Kampionët e Botës dhe tashmë është shumë pranë për të kaluar një tjetër rekord të madh. Sulmuesi i Milanit, gjendet vetëm 2 gola larg për të barazuar rekordin e legjendës Henry, i cili me 51 gola është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Francën.

Sulmuesi mori duartrokitjet e tifozëve pas zëvendësimit në minutën e 78-të dhe do të ketë një mundësi përsëri në Nations League përballë Danimarkës për të gjetur rrugën e rrjetës dhe pse jo për të bindur Deschamps që ta ftojë në Botërorin e tij të fundit. Gjithashtu në shtatë javët e para në Seria A, francezi ka shënuar katër gola të rëndësishëm për Milanin. Në rastin e Giroude merr kuptim shprehja, mosha është thjesht një numër pasi klasi është i përjetshëm.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency