Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Goli, titulli dhe El Clasico/ Vinicius Junior “presion” Barçës dhe arbitrave

Real Madrid rigjeti fitoren në La Liga pas dy barazimeve radhazi. Kampionët e Spanjës mposhtën 3-1 me përmbysje Espanyolin në “Santiago Bernabeu”. Vinicius Junior shënoi një nga golat, ndërkohë që është ngjitur në kuotën e 18 golave sezonalë në të gjithë kompeticionet.

Sulmuesi brazilian vlerëson triumfin ndaj skuadrës katalanase dhe beson ende te titulli. Barcelona kryesuese ndodhet 6 pikë larg, por ka luajtur një takim më pak se “Los Blancos”. Java e ardhshme është shumë e rëndësishme për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Në mesjavë sfida ndaj Liverpoolit në Champions League. Më pas El Clasico përballë Barcelonës në “Camp Nou”, supersfidë ku vlen vetëm fitorja për Realin. “Fitorja ndaj Espanyolit ishte shumë e rëndësishme. Doja të shënoja, ia dola dhe shpresoj të vazhdoj të realizoj gola.

Titulli? Duhet të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Reali nuk dorëzohet kurrë. Ne japim gjithçka nga vetja kur zbresim në fushë. Të dielën e ardhshme është El Clasico, ndeshje që do të ketë ndikim të madh në garën për titullin”.

LEXO EDHE:

Në fund një koment për ndëshkimin me karton të verdhë. 22-vjeçari brazilian nuk e kursen një thumbim për arbitrat: “Nuk pres që arbitrat të më mbrojnë, thjesht të bëjnë detyrën e tyre. Nuk mund të jem futbollisti që pësoj më shumë faulle dhe ai që ndëshkohet më shumë me kartonë të verdhë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...