Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

“Goliati” i boksit i përgjigjet ftesës së Putinit: Po, do të shkoj në luftë!  

Nikolai Valuev, “Njeriu Mal” i boksit, dy herë kampion i botës në peshën e rëndë, ka konfirmuar se është thirrur për të shërbyer në ushtria e Vladimir Putinit për të luftuar në Ukrainës: “A do të shkoj? Sigurisht që po”.

Valuev, 2.13 metra i gjatë dhe 150 kilogramë i rëndë, u tërhoq nga boksi një dekadë më parë (dueli i tij i fundit, i pagëzuar “Davidi kundër Goliatit”, ndodhi në vitin 2009) për t’u bërë deputet në Duma (duhej porositur një karrige e posaçme që t’i përshtatej staturës së tij) si përfaqësues i Partisë Rusia e Bashkuar e Putinit.

“Për mendimin tim, të gjithë deputetët kanë marrë një thirrje për rekrutim, kam marrë edhe unë një thirrje. Ftesën e kam marrë pak para udhëtimit për në Donbas dhe nuk kam qenë në shtëpi. Javën e ardhshme do të shkoj dhe do të paraqitem në zyrën e regjistrimit,” tha Valuev për “Izvestia”.

Nikolai Valuev, i cili është 49 vjeç, u tërhoq nga boksi në vitin 2010 pas një karriere 16-vjeçare për shkak të “problemeve serioze me kockat dhe kyçet”.

Pavarësisht problemeve të tij fizike, Valuev është një nga mijëra rusët e thirrur nga Putin në një mobilizim të pjesshëm ushtarak për pushtimin e Ukrainës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...