Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Golovkin mposht me pikë Derevyanchenkon, kampion bote për peshat e mesme

Gennady Golovkin ringjitet në çatinë e botës për peshat e mesme në boks në IBF. Boksieri kazak mposhti me pikë me vendim unanim të jurisë në tempullin e boksit, Madison Square Garden, ukrainasin Sergiy Derevyanchenko (114-113 pikët e Frank Lombardi, 115-112 të Eric Marlinski dhe Kevin Morgan).

Derevyanchenko i shemb në tapet që në raundin e parë pas një të djathte të fortë të Golovkin. Mirëpo ukrainasi jo vetëm që arriti në ngrihej, por arriti të rezistonte pavarërisht plagës mbi syrin e majtë, e shkaktuar nga një përplasjeje e pavullnetshme kokë më kokë.

Beteja zgjati deri në raundin e fundit, me Derevyanchenko që tregoi se ishte ngjitur në ring për të hedhur poshtë parashikimet. Verdikti i gjyqtarëve kurorëzoi Golovkinin, që në moshë 37-vjeçare konfirmohet në majën e boksit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...