Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Golovkin mposht polakun Szeremeta dhe mbron titujt në IBF dhe IBO

Gennady Golovkin mundi boksierin polak Kamil Szeremeta, duke mbrojtur me sukses titullin në peshat e rënda në versionet IBF dhe IBO. 31-vjeçari nga Bialystoku shkoi në Florida pa asnjë humbje, megjithatë “Triple G” e rrëzoi plot katër herë, për të mbrojtur për herë të 21-të në karrierë titullin botëror të peshave të mesme.

38-vjeçari i famshëm kazak dominoi nga fillimi në fund duelin për mbrojtjen e titullit, që u zhvillua me dyer të mbyllura në “Seminole Hard Rock Hotel & Casino”, në qytetin e vogël të Hollywoodit në Broward County, për të mbyllur gjithçka me një “knock out” teknik në raundin e shtatë të takimit.

Me këtë triumf Gennady Gennadyevich Golovkin kaloi gjithashtu edhe një ndër boksierët më të famshëm të tri dekadave të fundit, siç është veterani nga Shtetet e Bashkuara Bernard Hopkins, që e kishte mbrojtur titullin në peshat e mesme plot 20 herë. 31-vjeçari polak bëri emër shpejt, duke fituar 21 nga 21 ndeshjet e zhvilluara në karrierën e tij si profesionist, sidoqoftë boksieri i mirënjohur nga Kazakistani u duk në kontroll të plotë që në start dhe nuk i dha asnjë mundësi kundërshtarit të tij. 38-vjeçari nga Karaganda e rrëzoi rivalin e tij plot katër herë gjithsej, në raundin e parë, të dytë, të katërt si dhe në raundin e shtatë të takimit. Pikërisht në momentin e “knock down”-it të fundit ndërhyri edhe gjyqtari kryesor, që vendosi ta mbyllë përfundimisht takimin.

Me këtë sukses “Triple G” përmirësoi akoma më tepër bilancin e tij të jashtëzakonshëm dhe tani veterani kazak krenohet me 41 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, në 43 sfidat e zhvilluara në boksin profesionist. Kjo ishte sfida e parë për Genadin në 14 muaj dhe për herë të fundit veterani kazak ishte ngjitur në ring në fillimin e tetorit të vitit të kaluar, kur mposhti në Madison Square Garden të New Yorkut me vendim unanim pas 12 raundeve boksierin ukrainas Sergiy Derevyanchenko.

Ndeshja me polakun Kamil Szeremeta përfaqëson vetëm sfidën e tretë për Golovkin, që nga disfata e vetme që ka pësuar në karrierë me boksierin e famshëm meksikan Canelo Alvarez, duel që asokohe u mbajt në Nevada, në T-Mobile Arena Paradise në Las Vegas. Tani radhën duket se e ka pikërisht dueli I shumpëritur me Canelo-n. Genadi ndihet gati për një tjetër sfidë me Santos Saul Alvarez Barragan dhe mezi c’pret kompletimin e triologjisë së sfidave të jashtëzakonshme me boksierin e madh meksikan.

30-vjeçari nga Guadalajara mori titujt në mënyrë tepër të diskutueshme në Federatat WBA dhe WBC në duelin e 15 shtatorit të vitit 2018, në Las Vegas, një takim që pati vërtet shumë polemika, ku fitorja iu dha Canelo-s nga shumica e gjyqtarëve, ndërkohë 12 muaj më herët po në Nevada në sfidën e parë ndërmjet tyre ndeshja u mbyll në barazim. Menaxheri i famshëm britanik Eddie Hearn, i cili është njëkohësisht edhe promoteri i boksierit Gennady Golovkin menjëherë pas fitores ndaj Szeremeta-s deklaroi se boksieri kazak tani e meriton plotësisht një ndeshje të madhe, duke lënë të kuptohet një tjetër sfidë me Canelo-n.

Falë ecurisë së tij të shkëlqyer dhe arritjeve të jashtëzakonshme në karrierë “Triple G” konsiderohet në masë të gjerë si boksieri i dytë aziatik më i madh i të gjitha kohërave, pas vetëm “PacMan”-it nga Ishujt Filipine, pra boksierit legjendar Manny Pacquiao.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...