IPKO Superliga

Golshënuesi i Feronikelit: Falënderojmë Prishtinën, na e zbukuroi triumfin

Sulmuesi Kastriot Rexha ishte një nga protagonistët e titullit kampion me Feronikelin, skuadër te cilës iu bashkua në verë, pasi kishte festuar vitin e kaluar triumfin në kampionat me skuadrën e Dritës së Gjilanit.

Në përfundim të ndeshjes së sotme ndaj Prishtinës, Rexha ndau emocionet e e titullit me ndjekësit e Supersport, që përcolli gjatë gjithë sezonit ndeshjet e IPKO Superligës.

Fitoni titullin e dytë radhazi, teksa pas atij të vitit të kaluar me Dritën, këtë vit triumfoni me Feronikelin. Sa i emocionuar jeni?
Ishte një titull shumë i vuajtur dhe falënderojmë edhe Prishtinën, që rivalizoi deri në minutën e fundit, duke na e bërë edhe më të bukur këtë triumf. Falënderoj të gjithë drejtuesit e klubit për mbështetjen, por edhe shokët e skuadrës, për atë që dhanë këtë sezon.

Nuk i dhatë mundësi Prishtinës që t’u rrezikojë për asnjë moment…
E kishim përgatitur mirë strategjinë e ndeshjes sot, duke mos i dhënë mundësi Prishtinës të na rrezikojë dhe për këtë falënderoj edhe trajnerin Ramadani, që na udhëzoi saktë.

A keni një dedikim për këtë titull?
Kam një dedikim për presidentin e skuadrës, që ka lënë pas edhe punët në biznesin e tij, për t’i qëndruar pranë ekipit dhe për ta mbështetur në rrugën drejt titullit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency