Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Gotze riniset nga kampionati holandez, nënshkruan me PSV-në

Fantazisti 28-vjeçar gjerman Mario Gotze ka vendosur të vijojë karrierën e tij në kampionatin holandez, pasi ka nënshkruar mbrëmjen e djeshme për dy sezone me skuadrën e PSV Eindhoven.

Futbollisti ishte i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Borussian e Dortmundit dhe pasi priti deri në ditën e fundit të merkatos, vendosi t’u bashkohet holandezëve, ku edhe u prezantua zyrtarisht mbrëmjen e djeshme.

I rritur te të rinjtë e Borussias së Dortmundit, Mario Gotze debutoi me verdhezinjtë në 2009-ën dhe qëndroi në “Signal Iduna Park” deri në 2013-ën, për t’u transferuar më pas te Bayern Mynih ku qëndroi për 3 sezone.

Kulmi i karrierës së fantazistit ishte verën e 2014-ës, kur shënoi golin e finales së Kupës së Botës përballë Argjentinës dhe i dha Gjermanisë trofeun, por më pas karriera e tij mori tatëpjetën në mënyrë të çuditshme dhe në verën e 2016-ës u rikthye sërish te Borussia e Dortmundit.

Edhe këtë herë qëndroi për 4 sezone me fanellën e verdhezinjve, por pa arritur të shndërrohet në titullar dhe drejtuesit e Dortmundit nuk ia rinovuan kontratën. Tani Gotze do të provojë të ringrihet nga një kampionat që shquhet për lojë të hapur e sulmuese, pa shumë llogari taktike.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...