Dy burra janë arrestuar pasi akuzohen se kanë grabitur shtëpinë e yllit anglez Raheem Sterling.
Policia e Surrey bëri me dije për mediet vendase se po hetonte një vjedhje të dyfishtë në Oxshott, ku jeton Sterling.
Në një deklaratë, policia tha se dy burra u arrestuan pasi dyshohen për vjedhjet e ndodhura më 6 dhjetor në zonën e Oxshott.
Ndërkohë lojtari i Anglisë vijon të qëndrojë në shtëpinë e tij, duke mos u rikthyer ende në Katar, pasi ka frikë për sigurinë e familjes së tij.
