Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Grabitjet e futbollistëve në modë në Angli, bashkëshortja e Lindelof tregon tmerrin

Familjarët e Victor Lindelof kaluan momente tmerri gjatë kohës që mbrojtësi suedez ishte në fushë në sfidë e së mërkurës në Premier League, kundër Brendtfordit. Bashkëshortja e tij u kyç në njërën prej dhomave të banesës bashkë me fëmijët e vegjël pasi kuptoi që dikush po tentonte të hynte në ambientet e shtëpisë.

Maja Nilsson Lindelof ishte vetëm me djalin e tyre trevjeçar, Ted Louie, dhe foshnjën Francis, kur kuptoi se dikush po hynte me forcë në shtëpi.

Në një histori në Instagram, bashkëshortja e Lindelof, Maja shpjegoi: “Gjatë ndeshjes së Victorit, këtë të mërkurë bë mbërmje, na theyn shtëpinë tonë, në Mançester.

“Isha vetëm në shtëpi me të dy fëmijët, por arritëm të fshiheshim dhe të mbylleshim në një dhomë përpara se ata të hynin në shtëpinë tonë. Ne jemi mirë, por pa dyshim që ishte një moment traumatik dhe i frikshëm. Tani jemi në Suedi dhe po kalojmë pak kohë me familjet tona”.

Qendërmbrojtësi do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen e United kundër West Hamit, pasi mbrojtësi është kthyer në atdheun e tij për të qenë pranë familjes. Lindelof është lojtari i dytë që vihet në shënjestër të hajdutëve gjatë javëve të fundit.

Në dhjetor, hajdutët hynë në shtëpinë e João Cancelos, mbrojtësit të djathtë të Manchester City-t. Ata e sulmuan në sy të familjes dhe i vodhën bizhuteri. Mbrojtësi ka pësuar të prera dhe të nxira në fytyrë në këtë ngjarje, të cilën policia po e heton.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...