Europa League

Granada u prezanton tifozëve rivalin europian, jep 10 fakte interesante për Teutën!

Ndeshja ndaj Teutës do të jetë historike për Granadan. Klubi spanjoll do të luajë ndeshjen e parë në histori në kompeticionet europiane pikërisht përballë “djemve të detit” këtë të enjte në Niko Dovana, sfidë e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Europa League. Te Granada e presin me padurim debutimin europian dhe i kanë kushtuar rëndësinë maksimale kësaj ndeshjeje. Klubi spanjoll ka publikuar në faqen e saj zyrtare 10 fakte interesante për Teutën, të cilat tifozët e Granadas duhet t’i dinë.

  1. Klubi Sportiv Teuta është një klub në qytetin e Durrësit, i dyti më i madh në Shqipëri me 290000 banorë. Ndodhet vetëm 37 kilometra nga Tirana, kryeqyteti i vendit.
  2. Teuta ishte emri i mbretëreshës Ilire mes viteve 231 dhe 228 p.e.s. Kjo mbretëri përfshinte pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, një territor që aktualisht është i ndarë mes Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë dhe Malit të Zi.
  3. Për shkak të karakterit të saj luftarak, ajo u pagëzua “Mbretëresha Pirate”. Nga fortesat portuale të Durrësit ajo drejtoi një flotë të rëndësishme që iu kundërvu grekëve dhe romakëve në Adriatik.
  4. KF Teuta ishte një nga klubet themeluese të kampionatit në Shqipëri. Ajo gjithmonë ka luajtur në kategorinë e parë nga 1930 deri më tani, përveç viteve 1959 dhe 1961.
  5. Ajo ishte kampione e Superligës shqiptare në sezonin 1993-94. Sezonin e kaluar fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të katërt dhe më pas Superkupën kundër kampionëve të KF Tirana (2-1).
  6. Ajo aktualisht është renditur në vendin e 366 në klasifikimin e UEFA-s.
  7. Kjo është pjesëmarrja e saj e katërmbëdhjetë europiane (Kupa UEFA, Intertoto dhe Liga e Europës).
  8. Në formatin e Ligës së Europë, kjo është hera e parë që arrin në raundin e dytë kualifikues. Ata mundën Beitar Jeruzalem 2-0 në turin e parë.
  9. Stadiumi i tyre quhet “Niko Dovana” për nder të atij që atje e konsiderojnë si portierin më të mirë që kanë pasur në historinë e tyre, në vitet 1930. Sapo la futbollin, ai ishte gjithashtu një nga drejtuesit kryesore atje.
  10. Stadiumi është ndërtuar në vitin 1965 dhe ka një kapacitet për 12000 spektatorë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency