Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Granada vazhdon të surprizojë, merr kreun e La Ligas

Është Granada surpriza e madhe e 10 javëve të para të La Ligas. Skuadra e ardhur nga kategoria e dytë, mposhti 1-0 Real Betis në javën  e 10-të falë një goli të Vadillos në pjesën e dytë dhe me këtë sukses u ngjit në krye të La Ligas në kuotën e 20 pikëve. Një arritje e jashtëzakonshme kjo e Granadas që përfitoi edhe nga shtyrja e El Clasicos mes Barcelonës dhe Realit të Madridit dhe për një javë do të kryesojë e vetme Primera Division. Vazhdon rënia e lirë ndërkohë për Real Betis që tashmë e sheh veten në zonën e rrezikut pasi pozicionohet në vendin e 18-të. Një fitore minimale por me shumë peshë arriti edhe Real Sociedad që triumfoi 0-1 në fushën e Celta Vigos falë një goli në minutat e fundit të talentit suedez Isak. Me këtë fitore skuadra baske barazoi në kuotën e 19 pikëve, Barcelonën.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...