Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Granit Xhaka nderohet me çmimin “Futbollisti i Vitit në Zvicër”

Granit Xhaka, ashtu si në vitin 2017, u zgjodh Futbollisti i Vitit në Zvicër. Kapiteni 30-vjeçar i kombëtares helvete u nderua me këtë çmim në Natën e Futbollit të Zvicrës, një ngjarje e organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) dhe Liga Zviceriane e Futbollit (SFL) në Casino Bern. Xhaka triumfoi në kategorinë kryesore “Lojtari kombëtar mashkull”.

Pas marrjes së këtij çmimi, futbollisti me origjinë shqiptare deklaroi se falënderimet u takojnë atyre që besuan tek ai, por jo vetëm: “Falënderoj edhe ata që nuk besuan tek unë, sepse më kanë shtyrë gjithmonë të kërkoj më shumë nga vetja”.

Xhaka dha një koment të shkurtër edhe për faktin që tani është lider i padiskutueshëm tek Arsenali:

“Tre vjet më parë isha në pikën më të ulët tek Arsenali dhe tani jam këtu, si lider. Çmimi do të thotë shumë për mua”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...