Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gravina: Juventus jashtë kampionatit, nëse nuk heq dorë nga Superliga

Juventusi mund të përjashtohet nga kampionati nëse qëndron në Superligë. Kërcënimi i fortë nuk është një aludim mediatik, por një deklaratë e qartë e një prej njerëzve më të rëndësishëm të futbollit italian, presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Në një intervistë të gjatë ku foli për problematikat e futbollit, Gravina konfirmoi se në bazë të rregullave të qarta të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, atij Italian dhe Federatës së futbollit, bardhezinjtë nuk mund të jenë pjesë e kampionatit për sezonin e ri, nëse nuk heqin dorë nga Superliga Europiane.

“Nëse në momentin e regjistrimit në kampionatin e ri të Serisë A, Juventusi do të jetë ende në Superligë, atëherë do të përjashtohet. Ka një rregull të qartë dhe preciz të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dhe më pas edhe në statutet e Komitetit Olimpik italian dhe të Federatave. Nëse një klub nuk e pranon këtë princip, më vjen keq, por atëherë do të jetë jashtë. Gjithsesi unë shpresoj që kjo luftë force të pushojë shpejt”, deklaroi Gravina.

Superliga Europiane ishte një nismë e 12 prej klubeve më të mëdha europiane, e cila zgjati më pak se 72 orë, pasi deri tani 9 prej tyre kanë hequr dorë nga projekti dhe vetëm Juventus, Real Madrid e Barcelona nuk janë dorëzuar ende.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...