Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gravina: Koha për “play-off” në Serie A, Mancini ka një meritë të madhe

Në futbollin italian po përgatitet një ndryshim i madh. Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka prekur disa tema gjatë prononcimit të tij për Corriere dello Sport. Kreu i futbollit italian është fokusuar te futja e dueleve “play-off” në Serie A, teksa nuk mungon një koment për Roberto Mancinin.

Ka ardhur koha të provojmë ‘play-off’ në Serie A. Në vitet ’90 askush nuk besonte te tre pikët për fitore, por ja që u arrit dhe funksionoi. Takimet ‘play-off’ në Serie B dhe Lega Pro janë një garanci shikueshmërie dhe suksesi. Do të ishte gabim nëse nuk i testojmë edhe në Serie A këto lloj ‘finalesh’.

Mancini? Është krijuar pak skepticizëm rreth kombëtares, por po e përballojmë së bashku. Unë besoj te kualifikimi në Katar 2022. Dëmtimi i Chiesas më shqetëson, më vjen keq për të. Duket sikur fati po na kërkon llogari për suksesin në Euro 2020.

Mancini ka krijuar një skuadër të fortë, ai po e mbron skuadrën e tij. E ardhmja? Do ulemi të bisedojmë dhe do marrim një vendim të përbashkët, por rrugëtimi me të nuk varet nga një rezultat. Roberto ka përmirësuar imazhin e kombëtares italiane”, deklaroi Gravina.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...