Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gravina: Ndërhyrja e politikës e detyruan UEFA-n të merrte situatën në dorë

President i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, njëkohësisht edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF si i dërguari i Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin. Në fjalën e mbajtur pra anëtarëve të Asamblesë, z. Gravina shprehu fillimisht solidaritetin me popullin ukrainas, duke bërë thirrje për dialog dhe paqe, me urimin për rikthimin sa më parë të normalitetit në Europë.

“Është një kënaqësi e madhe dhe një privilegj i madh për mua të përfaqësoj në Asamblenë tuaj sot Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe Presidentin Aleksander Ceferin, i cili më kërkoi t’ju përcjellë përshëndetjet më të ngrohta. Fatkeqësisht po jetojmë ditë të vështira, që së pari prekin ndërgjegjen tonë dhe së dyti edhe sportin tonë. Ne jemi njerëz të futbollit dhe vlerat të cilave u përkasim i kanë themelet e tyre në parime universale të bazuara në respekt dhe miqësi.

Për këtë arsye, sot më shumë se kurrë, komuniteti ynë është i bashkuar në shprehjen e solidaritetit me popullin ukrainas dhe mbështetjen e dialogut në vend të luftës. Sporti nuk merret me politikë, por kërkon me zë të lartë paqe! Shpresa është që së shpejti t’i kthehemi një jete normale, në një Evropë në paqe dhe pa tensione.

Ndërkohë, mendimet dhe lutjet tona janë për ata që po vuajnë”, – tha Gravina, duke u ndalur më pas te situata e krijuar së fundmi në Shqipëri dhe ndërhyrjet politike në procesin e zgjedhjeve të drejtuesit të FSHF-së.

“Sot jeni thirrur për të ushtruar një moment të rëndësishëm demokracie me miratimin e aspekteve vendimtare për jetën e një Federate, si buxheti financiar dhe ushtrimi i aktiviteteve. E dimë që periudha e fundit ka qenë e mbushur me tensione për shkak të ndërhyrjes nga jashtë botës sportive që e detyruan UEFA-n, gjithnjë e vëmendshme ndaj respektimit të rregullave dhe autonomisë së botës sportive, të dërgonte në Shqipëri një delegacion e deri në një ndërhyrje të vetë Presidentit Ceferin.

Shpresoj që sot të kemi lënë pas krahëve çdo gjë dhe të mund t’i zhvillojmë aktivitetet me qetësi dhe vetëdije se nga këtu, nga ky forum, me një frymë sa më të bashkuar dhe mbështetëse, drejtohet futbolli shqiptar”, – vijoi Presidenti i FIGC, i cili vlerësoi edhe zhvillimet dhe transformimet e mëdha që ka përjetuar futbolli shqiptar në këto vite falë një pune të madhe të bërë nga FSHF.

“Federata Shqiptare e Futbollit është një realitet thelbësor në procesin e fuqizimit të UEFA-s, e cila ka treguar zhvillim të konsiderueshëm vitet e fundit, jo vetëm në aspektin teknik dhe sportiv. E kam fjalën, në fakt, për modernizimin e infrastrukturës së futbollit të vendit dhe për nismat e shumta, përfshirë edhe ato ndërkombëtare, promotori kryesor i të cilave ishit ju vetë. Janë ndërmarrë hapa vendimtarë për nisjen e një strategjie zhvillimi në dakordësi e në bashkëpunim me UEFA-n, një fokus i ri e i rëndësishëm për futbollin e femrave, një plan ambicioz për ndërtimin e 100 fushave në mbarë vendin, zhvillimin e infrastrukturës me planin e rinovimit të impianteve ekzistuese dhe ndërtimin e katër stadiumeve të reja në tetë vitet e fundit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Dhe nuk mund të harrojmë ngjarje të rëndësishme të organizuara në Tiranë si mbledhja e Komitetit HatTrick i mbajtur në Shtëpinë e Futbollit të FSHF dhe mbi të gjitha ngjarjen e madhe të 25 majit, kur stadiumi i ri i Tiranës do të presë finalen e parë historike të UEFA Europa Conference League. Një rritje strategjike e mbështetur edhe nga Komitetit juaj Ekzekutivi, i cili së fundmi miratoi një projekt që mbështet futbollin amator shqiptar, duke pajisur ekipet me uniforma falas. Kemi bërë një rrugë të gjatë, por jam i sigurt se do të bëhet shumë më shumë në të ardhmen e afërt së bashku me familjen e madhe të futbollit kontinental. Faleminderit dhe punë të mbarë!”, – deklaroi Gabriele Gravina.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...