Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gravina: Sezoni i ri duhet të nisë brenda 15 gushtit, kemi gati vendimin për pagat

Futbolli është ndalur për shkak të përhapjes në masë të virusit vdekjeprurës Covid-19, ndërsa në Itali ka debate e ide të shumta në lidhje me mënyrën se si mund të mbyllet sezoni i mbetur përgjysmë.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka deklaruar sot se prioriteti maksimal është që t’i shkohet deri në fund sezonit aktual, por ka pranuar se ka disa rrethana që e vështirësojnë shumë këtë punë.

‘Për momentin plani ynë t’i shkojmë deri në fund këtij sezoni, pasi kjo është edhe detyra jonë, megjithatë shumë rrethana nuk i kemi në favor, Shumë do të varet nga ecuria e situatës së krijuar, pasi nuk mund t’i japim këtij sezoni hapësira përtej 15 korrikut. Kjo pasi sezoni i ri duhet të nisë patjetër brenda 15 gushtit, sepse kemi Europianin verën tjetër dhe duhet t’i lëmë hapësirë edhe kombëtares”, deklaro Gravina.

Një debat i madh është hapur kohët e fundit edhe në lidhje me pagat e futbollistëve, teksa të shumtë janë kubet që po kërkojnë ndërprerjen e tyre për periudhën që nuk ka aktivitet. Gravina tha se bashkë me drejtuesit e Ligës dhe kreun e shoqatës së futbollistëve po mendojnë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.

“E dimë vështirësinë e klubeve dhe dëmet që po pësojnë nga kjo situatë, ndaj po bashkëpunojmë me Ligën dhe Shoqatën e Fubollistëve, për të nxjerrë një rregullore të përgjithshme. Besoj se të gjithë duhet të sakrifikojmë nga pak në këtë periudhë”, u shpreh kreu i FIGC.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...