Manchester City ia ka dalë të rikthehet te fitorja në Premier League, pasi mposhti me rezultatin e pastër 0-3 Wolvesin në transfertë, në një ndeshje që pati shumë pak histori dhe u zgjidh shpejt nga të besuarit e Pep Guardiolës.
Jack Grealish ishte i përzgjedhur titullar dhe këtë herë nuk zhgënjeu, pasi shënoi golin e avantazhit që në minutën e parë, pas një asisti të De Bruyne, ndërsa në të 16-ën ishte i zakonshmi Erling Haaland që dyfishoi shifrat.
Për ta bërë edhe më të lehtë ndeshjen, mendoi mbrojtësi irlandez Nathan Collins që shkaktoi një faull të rëndë dhe u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 39’, ndërsa “citizens” shënuan edhe golin e tretë me anë të Phil Foden në pjesën e dytë.
