Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Grealish i rikthehet festës së çmendur pas titullit: Jam britaniku më i shtrenjtë, njerëzit flasin shumë!

Para disa ditëve, Manchester City fitoi titullin e Premier League në javën e fundit të kampionatit teksa mposhti me një përmbysje dramatike, Aston Villan. The Citizens festuan gjatë ndërsa një nga lojtarët që e shijoi më së shumti titullin kampion ishte Jack Grealish.

Ylli i kombëtares së Anglisë nuk i kurseu pijet alkoolike, ndërsa për t’i vënë kapak festës mendoi të shkonte me pushime në një vend si Las Vegas. Së fundmi, sulmuesi anësor ka reaguar pasi për të ka pasur kritika për mënyrën e shfrenuar të festimeve. Grealish theksoi se pavarësisht parave ai sërish mbetet i njëjti djalosh i cili i pëlqen të festojë në mënyrën e tij.

“Gjithë jetën time jam duke bërë atë që dua më së shumti, jam lojtari britanik më i shtrenjtë, por gjithashtu mbetem edhe Grealish nga Solihull, ai të cilin njohin familjarët dhe miqtë. Unë nuk do ta humbas kurrë veten time pavarësisht gjithçkaje.

E di se njerëzit kanë folur për mua duke theksuar se e kam tepruar, por çfarë presin? Sapo fitova Premier League, është një ëndërr e shndërruar në realitet. Çfarë ka të keqe të shkosh me pushime? Të gjithë shkojnë në Las Vegas, Ibiza, Marbella, por kur bëhet fjalë për mua njerëzit fillojnë të flasin më shumë seç duhet”, u shpreh Grealish.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...