Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Grealish me elozhe për Guardiolën: Është trajner i pabesueshëm, i fiksuar pas futbollit

Këtë verë u shndërrua në lojtarin më të shtrenjtë të Premier League, teksa Manchester City shpenzoi plot 100 milionë paund për ta transferuar nga Aston Villa. Fjala është për Jack Grealish, mbi të cilin pritshmëritë te “Qytetarët” por edhe te kombëtarja e Anglisë janë shumë të larta. Së fundmi, fantazisti ka zbuluar pak nga raporti me Pep Guardiolën, ndërsa ka mbetur i impresionuar mbi faktin se sa i fiksuar pas futbollit është tekniku spanjoll.

“Guardiola është një trajner i pabesueshëm, ka krijuar varësi nga futbolli. Sapo ai vjen në qendrën stërvitore, gjithçka diskutohet është mbi futbollin dhe për ndeshjen e radhës. Nuk mund ta përshkruaj sa e vlerësoj Guardiolën, është një trajner brilant që e ndihmon shumë ekipin. Ka pasur ndeshje në këtë sezon të cilat ai i ka fituar vetë dhe e them këtë pa ekzagjerim, kjo falë taktikave që ka përdorur dhe ne thjesht më pas i kemi vendosur në zbatim.

Presioni? Nëse nuk merr rezultatin që dëshiron atëherë ndihesh i zhgënjyer, por ish-trajneri im te Aston Villa gjithnjë më theksonte se presioni është një privilegj. Në futboll duhet të kesh mentalitetin e duhur, pastaj te mua presioni është edhe më i madh duke marrë në konsideratë shifrën që shpenzoi City. Pastaj është edhe media e cila të vendos shumë presion”, u shpreh Grealish.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...