Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Grealish ndryshon adresë, shtëpia e re është marramendëse! Kopshti edhe më i madh se stadiumi Etihad

Jack Grealish duket se ka bërë realitet ëndrrën për të poseduar një shtëpi e cila mund të konsiderohet pa frikë si marramendëse. Futbollisti i Manchester City ka ndryshuar adresë dhe së bashku me të fejuarën e tij, Sasha Attëood është transferuar në veri-perëndim të qytetit teksa ka shpenzuar plot gjashtë milionë sterlina për një nga shtëpitë më luksoze.

Bëhet fjalë për një vilë me shtatë dhoma gjumi, një liqen të vogël me peshq, një fushë tenisim fushë golfi si dhe një kopësht gjigand që në përmasa ia kalon edhe stadiumit Etihad, aty ku Grealish luan çdo fundjavë me Cityn.

Sigurisht, në vilën luksoze nuk mund të mungonte një palestër, pishina si dhe një qilar për verë. Ndërkaq, brenda rrethimit të vilës së Grealish, ekziston edhe një tjetër godinë e lënë në veçanti për miqtë e futbollistit të cilët janë të shumtë. Sakaq, një mik i afërt për Grealish i shpjegon tabloidit The Sun se lojtari ka një debulesë për të bukurën, ndërsa kërkon të shijojë më të mirën nga jeta.

“Grealish është shumë i dhënë pas të mirave që i ofron jeta, kërkon më të mirën dhe më të bukurën e saj. Kjo shtëpi është realizimi i një ëndrre për të, kushdo do të dihej krenar të jetonte në një vilë aq luksoze. Pavarësisht se është shumë e shtrenjtë, Grealish ndihet mirë për biznesin e bërë dhe në vilën e re mund të bëj edhe festa por që aty është mundësia që ato të mos merren vesh. Ka mundësinë edhe të relaksohet, të marrë rreze dielli, apo edhe të peshkojë. Gjithçka është e mundur në shtëpinë e re”, shprehet miku i ngushtë i sulmuesit.

Sakaq, Grealish ka menduar edhe për sigurinë pasi shtëpia në veriperëndim të Manchesterit, konsiderohet si një nga më të sigurtat në qytet për shkak të konstruktit metalik, ndërsa çdo pjesë e saj është e vëzhguar nga kamerat dhe për më tepër ka një rrjet alarmi tejet unik.

Kujtojmë se para se të transferohej te Manchester City në gushtin e vitit të kaluar, Grealish jetonte në një shtëpi me vlerë 1.75 milionë sterlina në një fshat në jug të Birminghamit.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...