Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Greenwood “hedh” sytë nga Arabia, 10 milionë paund për 21-vjeçarin

Mason Greenwood pritet që t’i bashkohet kolonisë së “yjeve” në Arabinë Saudite. Pas largimit nga United, mediat angleze raportojnë se për futbollistin ka mbërritur një ofertë prej 10 milionë paundësh në sezon nga skuadra e Al-Ettifaq. “Djajtë e Kuq” e nxorrën jashtë planeve 21-vjeçarin dhe pavarësisht se akuzat e ngritura për tentativë përdhunimi ranë, lojtari nuk shihet më si pjesë e projektit.

Sulmuesi pranoi vendimin e klubit e tani sheh opsionet që i ofrohen. Klubi arab është gati që t’i bëjë vend në skuadër, kjo dhe për faktin se trajneri Steven Gerrard kërkon përforcime. Pjesë e skuadrës së Al-Ettifaq është dhe ish-lojtari i Liverpool, Jordan Henderson.

Lexo edhe: 

United nuk ka dhënë detaje nëse do të ndërpresë bashkëpunimin me lojtarin apo do ta huazojë atë, kjo për shkak se Greenwood ka kontratë deri në vititn 2025. Për shërbimet e tij ka interes dhe nga Italia, me Romën që e ka në listën e dëshirave, ndërkohë që dhe nga Turqia është skuadra e Gallatasarayt, që mund t’i bëjë vend në ekip.

Merkato në Euroë mbyllet në datën 1 shtator, ndërkohë që skuadrat arabe duken më të avantazhuara, pasi dritarja e transferimeve atje vijon deri në datën 20 të muajit të ardhshëm.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...