Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Greenwoodit nuk i hy në sy Barça para skuadrës së zemrës

Sezoni i mirë i Mason Greenwood te Getafe po tërheq vëmendjen e disa skuadrave të mëdha, mes të cilave është edhe Barça. Sipas gazetës angleze “The Sun”, lojtari anglez refuzon të luajë për skuadrën spanjolle nëse Mancheste United dëshiron ta rikthejë në “Old Trafford”.

Anglezi ndihet borxhli ndaj ekipit të tij dhe është gati të refuzojë çdo ofertë për të arritur ëndrrën e tij për të pasur sukses në Mançester.

Lexoni edhe:

“The Sun” u referohet deklaratave të njerëzve të afërt të lojtarit:

“Ai beson se ka një borxh për t’u paguar tifozëve dhe trajnerit dhe do të donte të kishte një shans të dytë. Për të, Manchester United është klubi më i mirë dhe më i madh në botë dhe nëse do të krijohej mundësia për t’u kthyer, ai do ta bënte këtë. Barcelona është mes klubeve të interesuara për nënshkrimin e tij, por nëse United do të dëshironte që ai të ringjallte karrierën e tij në “Old Trafford”, ai do të ishte në fluturimin më të shpejtë për në shtëpi dhe do ta refuzonte Barçën.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...