Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Gregg Popovich, trajneri i fitoreve rekord në NBA

Gregg Popovich theu rekordin e fitoreve të sezonit të rregullt të karrierës në NBA për një trajner, pasi San Antonio Spurs mundi Utah Jazz 104-102. Ky ishte Triumfi i 1336-të në karrierën e Popovichit, që lë pas për numrin e përgjithshëm të fitoreve legjendën e NBA-së, Don Nelson.

73-vjeçari, i cili ka udhëhequr Spurs në pesë tituj të NBA, tha se rekordi ishte “testament për shumë njerëz”: “Basketbolli është një sport ekipor. Të gjithë ne ndajmë këtë rekord. Nuk është imi, është yni.”

Popovich, i cili punoi nën drejtimin e trajnerit të Hall of Fame, Nelson, te Golden State, tri dekada më parë, pa se se si Spurs-at rikuperuan 15 pikë në periodën e fundit, për të siguruar një fitore rekord për trajnerin legjendar.

Në një video të postuar nga Golden State Warriors në rrjetet sociale, Nelson e uroi Popovichin për thyerjen e rekordit të vjetër.

“Thjesht doja t’ju tregoja se sa krenar jam për të gjitha arritjet tuaja dhe gjërat e mrekullueshme që keni bërë për basketbollin në mbarë botën,” – tha Nelson.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...