Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gremio përmbys Palmeirasin, në gjysmëfinale për të tretin vit radhazi

Gremio është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Copa Libertadores 2019. Skuadra nga Porto Alegre e cila e ka fituar këtë kompeticion 2 vite më parë, bëri përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit ndaj Palmeiras. Edhe pse kishte humbur ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 0-1 dhe e pa veten shumë shpejtë në disavantazh pas golit të ish-sulmuesit të Milanit, Luiz Adriano, Gremio nuk u dorëzua dhe në minutat 18 dhe 22 realizoi dy gola të shpejtë fillimisht me yllin e ekipit Everton dhe më pas me Allison.

Ky rezultat pavarsisht përpjekjeve të Palmeiras mbeti i pandryshuar deri në fund me Gremion që falë një goli më shumë të realizuar në fushë kundërshtare bëri të vetin derbin brazilian dhe u bë skuadra e parë gjysmëfinaliste e Copa Libertadores, duke mbrritur në këtë fazë të kompeticionit për të tretin vit radhazi. Në gjysmëfinale Gremio do të ketë përballë fituesen e çiftit, Flamengo-Internacional me ndeshjen e parë që ka përfunduar me shifrat 2-0 në favor të skuadrës nga Rio De Janeiro. Nëse Internacional do të përmbysë shifrat atëherë në gjysmëfinale do të vihej në skenë derbi i Porto Alegres një nga më të egërit dhe të rivalizuarit në futbollin botëror.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...