Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Grezda bëhet nostalgjik për Gerrard: Shpresoj të jetë pasuesi i Klopp, “peng” që nuk luajta derbin

Eros Grezda pati mundësinë e karrierës në vitin 2018 teksa u transferua në Skoci tek gjigandët e Rangers, që në atë kohë drejtoheshin nga Steven Gerrard. Problemet e shumta fizike, por edhe ato disiplinore bënë që 26-vjeçarit të mos i shkonte sipas pritshmërive aventura skoceze. Së fundmi, sulmuesi që tashmë është pjesë e Sibenik në Kroaci është rikthyer të flasë për periudhën e kaluar te Rangers.

“Periudha ime te Rangers ishte e mrekullueshme, atmosfera, klubi, traditat dhe tifozët që të falnin një ndjesi të papërshkrueshme. Nuk pata mundësinë të luaja në derbin e quajtur Old Firm ndaj Celtic për shkak dëmtimi. Këto janë ndeshje speciale dhe atmosfera është fantastike.

Steven Gerrard? Një legjendë e vërtetë, është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar. Gerrard jeton me futbollin dhe padyshim se një ditë e shoh të marrë drejtimin e Liverpool, madje shpresoj të jetë pasardhësi i Jurgen Klopp”, u shpreh Grezda, i cili para pak ditëve ishte protagonist me Sibenikun në teksa realizoi golin e parë me skuadrën e re ku u transferua në merkaton e janarit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...