Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Grezda gol 3-pikësh ndaj Debrecenit, gjen rrjetën edhe Jurgen Bardhi

Eros Grezda lë pas krahëve dëmtimet e shpeshta dhe shënon një gol me peshë në ndeshjen e dytë që luan me fanellën e Zalaegerszegi në Hungari, duke u dhënë këtyre të fundit një 3-pikësh me mjaft vlerë në transfertën ndaj Debrecenit.

Sulmuesi gjakovar i Kombëtares Shqiptare u transferua vetëm këtë verë në klubin hungarez dhe debutoi javën e kaluar ku luajti rreth 20 minuta, ndërsa në transfertën ndaj Debrecen u aktivizua në minutën e 69’.

Pas një sulmi të shpejtë në të 86-ën, Grezda u shfaq në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë dhe për t’u dhënë fitoren të tijve, ndërsa pas ndeshjes zbuloi se kishte menduar të linte futbollin për shkak të dëmtimeve që e kishin shqetësuar jo pak.

“Shumë probleme dhe lëndime në 2 vitet e fundit ma vështirësuan karrierën. Tre operacione në 1 vit shumë herë më bënin të mendoj që të dorëzohem nga ëndrra ime. Besimi në Zot dhe Familja që më ka mbështetur në çdo moment të jetës më kanë dhënë forcë që të kthehem më i fortë! Sot është dita më e lumtur që bëra përsëri familjen time krenarë me mua! Zoti është më i madhi”, shkroi Grezda në rrjetet sociale.

Një ditë mjaft e mirë ka qenë edhe për ish mesfushorin e Partizanit, Jurgen Bardhi, që “e bëri sefte” në kampionatin turk, pasi shënoi golin e parë me fanellën e skuadrës së Tuzlaspor.

Në sfidën ndaj Altinordu, mesfushori ishte titullar dhe devijoi topin në rrjetë pas një goditjeje dënimi, duke shënuar golin e avantazhit për skuadrën e tij, që arriti të fitojë me rezultatin 1-3.

Goli i Bardhit:

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...