Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Grezda: Jam gati për Izraelin, besoj te fitorja

Eroz Grezda pritet të jetë pika e referimit për Shqipërinë në transfertën e së dielës me Izraelin,. Shkëndijën e dha në miqësoren me Jordaninë, edhe pse nuk arrit të shënonte. Në konferencë për shtyp, sulmuesi i Glasgoë Rangers e pranoi se edhe një pikë nuk do të ishte keq me Izraelin.

Pozicioni në sulm: Pozicioni im është në krah. Nuk u ndjeva mirë për rezultatin. Trajneri e di më mirë nëse do të luajmë me 3 apo 4, unë në çdo rast do të jap maksimumin gjithmonë.Nuk varet vetëm nga trajneri, sepse kemi lojtarë të dëmtuar si Roshi e Sadiku. Ne duhet të përshtatemi me këto. Të ishin ata do të ishte e qartë kush do të luante.

Momenti i dëmtimit: Po rashë keq, por do të jem gati, edhe pse kisha dhimbje. Mbrojtësi ishte pas meje dhe intensiteti i shtyrjes ishte shumë i lartë. Besoj se ishte penallti.

Izraeli: Ka cilësi dhe duhet të jemi të vëmendshëm. Do të kemi më shumë hapësira sesa kishim me Jordaninë. Jam optimist, sepse kemi një grup të mirë. Do të rikthehen disa lojtarë që pushuan. Nga ajo miqësore me Turqinë, që e fituam, me sa mbaj mend nuk do të jenë vetëm Roshi e Sadiku. Jemi në formë të mirë. Po të përsërisim atë ndeshje do të bëjmë mirë.

Biseda me Gerrard: Kam folur me trajnerin Gerrard para se të vija këtu. Më kërkoi t’i tregoja nëse isha gati, pastaj do të vendosim nëse jam gati për ta filluar që nga minuta e parë atje. Është mirë sepse jam rritur shumë si futbollist nga Panucci por edhe nga Gerrard, edhe pse kam një muaj me të. Nuk mund të bëjë krahasime mes Panuccit dhe Gerrardit, janë 2 tipa të ndryshëm.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...