Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Grezda shkëlqen, i shënon Dinamos së Zagrebit

Eros Grezda vijon të dhurojë performanca të shkëlqyera, ndërsa Dinamo Zagreb provon sërish forcën e shqiptarëve. Pas paraqitjes së shkëlqyer me kombëtaren shqiptare, në sfidat ndaj Italisë dhe Spanjës, Grezda ka marrë për dore edhe klubin e tij Osijek. Gjakovari ka shënuar golin për skuadrën e tij, në transfertën ndaj gjigantëve kroatë, të Dinamo Zagreb, e cila përfundoi 1-1.

Grezda kaloi në avantazh Osijekun, në minutën e 17 të pjesës së parë, ndërsa Dinamo shmangu humbjen vetëm në minutën e 95-të, me golin e Henriques. Kështu pas Skënderbeut, që i eliminoi nga Europa League, një tjetër shqiptar ndëshkon Dinamon, në shtëpinë e saj, në Zagreb.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...