Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Griezmann: Brenda pak ditësh zbuloj të ardhmen time

Sulmuesi i Atleticos ka pranuar të shprehet për mediat franceze përpara Botërorit, ku përveçse iu përgjigj pyetjeve lidhur me kompeticionin më të rëndësishëm të vitit, që do të startojë pas pak ditësh, u ndal të fliste dhe për të ardhmen e tij të shumëpërfolur.

‘’E ardhmja ime do të vendoset përpara ndeshjes Francë-Australi. Kjo është dëshira ime’’.

Griezmann, përpara se t’i bashkohej Francës u shpreh qartë se dëshiron të vazhdojë me fanellën e Atleticos edhe për disa sezone të tjera, këtë dëshirë të sulmuesit e dinë mjaft mirë dhe drejtuesit e “Los Colchoneros”. Mediat theksojnë se momentalisht ka më shumë mundësi që Griemzann të qëndrojë te “Los Colchoneros” sesa të transferohet te Barcelona. Klauzola e sulmuesit pas datës 1 qershor ka kaluar nga 200 milionë euro në 100 milionë, kjo si një kërkesë e lojtarit në kontratën e firmosur muaj më parë me Atleticon. Katalanët janë të shqetësuar dhe dyshojnë se Griezmann i ka përdorur vetëm si kërcënim ndaj Atleticos për të arritur një kontratë më të mirë ekonomikisht.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...