Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Griezmann me Francën, Simeone kundër rrymës: S’kam pse ankohem që është lodhur

Simeone lavdëron Interin: Skuadra më në formë, ja dy lojtarët që ia rritin vlerën
Simeone lavdëron Interin: Skuadra më në formë, ja dy lojtarët që ia rritin vlerën

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Mallorca-s, për angazhimet e shumta të futbollistëve në kombëtaret respektive, gjë që ndikon në performancën e disave, apo sjell edhe dëmtime të rënda siç ishte edhe rasti i Gavi-t, që solli diskutime të shumta në Spanjë.

Tekniku i Atletico theksoi se trajnerët e skuadrave duhet të tregohen të kujdesshëm si e menaxhojnë situatën me lojtarët e tyre.

Lexo edhe:

“Unë nuk shoh një zgjidhje, ka nevojë që skuadrat të luajnë dhe trajnerët e tyre të fitojnë. Futbollistët gjithmonë duan të luajnë dhe duan të konkurrojnë. Jemi në një situatë ku trajnerët e klubeve duhet ta menaxhojnë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme.”-tha ai.

I pyetur nëse do t’i kërkonte trajnerit të Francës, Didier Deschamps, që ta aktivizojë më pak minuta Griezmann-in, Simeone theksoi se nuk do e bënte kurrsesi diçka të tillë.

“Nuk do ta lejoja kurrë veten të ankohesha për diçka të tillë, i kuptoj të gjithë trajnerët”-shtoi Diego Simeone.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...