Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Griezmann: Një si Messi s’do ta shohim 40 vitet e ardhshme

Antoine Griezmann ishte “ylli” për të cilin Barcelona nënshkroi verën e kaluar duke shpenzuar plot 100 milionë euro, por sulmuesi francez ende nuk ka arritur të performojë në nivelin e tij më të mirë, diçka që vetë lojtari e ka pranuar në një intervistë të gjerë në faqen e UEFA-s në frëngjisht. Griezmann flet gjatë dhe për vështirësitë e përshtatjes së tij me Barçën si dhe nxjerr në pah marrëdhëniet me Suárezin dhe Messin. Ai e pranon se ka ende shumë për të mësuar.

Përvoja te Barcelona: Këtu do të mësoj diçka tjetër, natyrisht. Gjithçka dua ta vë në dispozicion të ekipit. Kam vërejtur gjithashtu një ndryshim në sezonin tim të dytë në Madrid. Thashë me vete: Ky është lojtari që dua të jem. Mësova nga përvojat te Sociedadi dhe Atletico dhe kjo ishte ajo që më lejoi të bëhem kampion bote.

Dështimet në finalet e Championsit: Nuk e lashë Atléticon për të fituar Champions League ose për të fituar më shumë trofe. Kam ardhur këtu për të mësuar një stil të ri të lojës, për të përqafuar një filozofi të re dhe të përpiqem t’i përmirësoj dhe mësoj gjërat në një nivel personal.

Zgjedhja e Barcelonës: Qëllimi ishte me të vërtetë të mësonim një stil të ri të lojës në një klub që e luan futbollin në një mënyrë tjetër. Doja të mësoja diçka të re, sepse nuk ka dyshim se Atletico mund të fitojë ligën spanjolle dhe UEFA Champions League në çdo kohë.

Elozhet për Messin: Ai është një lojtar që nuk do ta shohim më kurrë në 40 vitet e ardhshme. Ne mund të shijojmë futbollin e tij, qoftë si shokë e tij, si spektatorë apo si trajnerë, sepse ajo që bën me topin është e pabesueshme. Është kënaqësi ta shohësh atë të luajë ndërsa je në krah të tij.

Lidhja me Messin dhe Suarezin: Jam vërtet i trembur dhe kam probleme të flas me të tjerët. Nuk jam tipi i personit që do të fillojë bisedën, jam shumë i trembur. Unë, Luisi dhe Leo e njohim njëri-tjetrin, kemi darkuar së bashku dhe marrëdhënia jonë mund të përparojë vetëm me kalimin e kohës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...