La Liga

Griezmann refuzon Barçën, gati rinovimi me Atleticon

Në prag të kampionatit botëror “Rusi 2018”, Antoinne Griezmann duket se ka qartësuar vendimin për të ardhmen e tij, duke bërë që tashmë të jetë i qetë.

Ylli i Atleticos së Madridit ka vendosur të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll, duke refuzuar përfundimisht ofertën e bërë nga Barcelona, që ishte gati të paguante klauzolën e tij prej 100 milionë eurosh.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle, të cilat raportojnë se francezi ka njoftuar drejtuesit e Barçës për vendimin e tij, ndërsa ka autorizuar menaxherët për të negociuar zgjatjen e kontratës me Atleticon e Madridit.

Griezmann do të zgjasë kontratën e tij me skuadrën e Simeones deri në vitin 2023, duke qenë pikërisht ai përforcimi më i mirë i kësaj vere për Atleticon e Madridit.

To Top