Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Griezmann shmang humbjen e Atleticos, Sevilla mbetet e treta

Jo vetëm Reali i Madridit, por as Sevilla apo Atletico e Madridit nuk arrijnë t’i bëjnë presion Barcelonës në La Liga. Superdueli i “Ramón Sánchez Pizjuán” mes andaluzëve dhe “Los Colchoneros” u mbyll pa një fitues. Të dyja skuadrat arritën të shënon nga një gol në portat respektive, por pa mundur të festojnë në fund të të këtij 90-minutëshi të zjarrtë.

Rezutati 1-1 ruan statuskuonë në renditje. Atletico ndjek Barcelonën me 35 pikë, ndërsa Sevilla renditet e treta me 2 pikë më pak, 33.

Sa i përket ndeshjes, të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Ben Yedder kaloi në epërsi andaluzët në minutën e 37-të, por pa u mbyllur fraksioni i parë Antoine Griezmann barazoi 1-1 me një ekzekutim perfekt të një goditjeje të lirë.

Takimi mes Eibarit dhe Villarealit përfundoi 0-0.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...