Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Griezmann: Të gjithë jemi të zemëruar, ndryshimet taktike na e bënë të vështirë

Antoine Griezmann nuk shkëlqeu në këtë Europian, me lojtarin që nuk ia doli për të lënë gjurmë në aspektin personal, ndërsa nuk i ka shpëtuar kritikave pas eliminimit me Spanjën në gjysmëfinale.

Griezmann e nisi këtë ndeshje nga stoli, por edhe kur erdhi në fushën e lojës nuk arriti të bënte diferencën, apo të ndryshonte ritmin e skuadrës.

Lexo edhe: 

Pas ndeshjes, Antoine u shpreh se e gjithë skuadra është e zemëruar, ndërsa tregoi edhe çfarë i mungoi Francës.

“Të gjithë jemi të zemëruar, të trishtuar sepse ky eliminim ishte një goditje e fortë për ne. Unë mendoj se ne ishim superiorë në gjithçka, në intensitet, në dëshirën për të luajtur bashkë. Por, ne nuk do ta kërkojmë një justifikim për këtë eliminim. Kur erdha në fushën e lojës e fillova keq, u përpoqa të jap maksimumin tim, por me shumë ndryshime taktike dhe pozicione ishte pak e vështirë. Personalisht mendoj se na penalizoi se në këtë Europian ne humbëm shumë mundësi, shpërdoruam shumë dhe nuk ia dolëm që t’i përkthenim në gol. Rishikimi për të ardhmen? Tani është moment për pak pushim, pastaj do të nisim analizat tona” – tha Griezmann.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...