La Liga

Griezmann u jep fund thashethemeve, zbulon raportet e tij me Messin

Prej kohësh flitet për një marrëdhënie “të akullt” mes Lionel Messit dhe Antoine Griezmann, ndërsa edhe ish menaxheri i këtij të fundit ka deklaruar se ylli argjentinas është shkak që francezi nuk po përshtatet te Barcelona.

Megjithatë ka qenë vetë Griezmann, që në një intervistë në “Universo Valdano” deklaroi se jo vetëm që ka marrëdhënie shumë të mira me Lionel Messin, por ka qenë pikërisht këshillimi me të, që e shtyu të pranojë ofertën e Barcelonës.

“Unë kam vetëm respekt dhe admirim për Messin dhe ai e di mirë këtë. Ish menaxherin, nuk e takoj që prej ditës së dasmës time. Unë refuzova ofertën e parë nga Barcelona dhe erdha aty një vit me vonesë. Kur fola me Messin, më tha se kisha bërë gabim që kisha refuzuar ofertën e parë dhe se do të ishte në krahun tim deri në vdekje. Dhe këtë po e bën çdo ditë”, deklaroi Griezmann.

Ndonëse francezi ka vendosur “t’i hedhë ujë zjarrit të ndezur” për raportet e tij me Messin, bashkëjetesa e tyre në fushën e lojës duket shumë e vështirë dhe Koeman është trajneri i tretë që po provon t’i bëjë të luajnë bashkë, por pa sukses.

Antoine Griezmann u transferua te Barcelona verën e 2019-ës, pasi katalanët vendosën të paguajnë 120 milionë eurot e parashikuara në klauzolën për prishjen e kontratës së tij me klubin e Atleticos së Madridit.

Së fundi francezi ka drejtuar gishtin e akuzës edhe ndaj trajnerit aktual Ronald Koeman, pasi në një intervistë për mediat e vendit të tij, deklaroi se me Francën shkëlqen, duke qenë se Deschamps di ta vendosë në pozicionin e duhur.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency