Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Grima dhe Bajramaj nga grumbullimi kombëtares: “Futbolli femrave është në rritje të vazhdueshme”

Kombëtarja shqiptare e femrave ka filluar grumbullimin stërvitor në Ulqin, ku do të qëndrrojnë një javë në prag të ndeshjes kualifikuese kundër Qipros, e cila do të zhvillohet në datë 11 Mars në transfertë. Trajneri Armir Grima ka grumbulluar 23 lojtare, të cilat po vëzhgohen me kujdes nga stafi teknik në dy seancat stërvitore që zhvillojnë çdo ditë.

Grima shprehet i kënaqur nga ky grumbullim, i cili po i shërben edhe për të parë elementin e ri që mund të afrohet në të ardhmen në ekipin kombëtar. “Jemi në ditët e para të grumbullimit, seancat e para stërvitore, po mundohemi që t’i japim një ngarkesë vajzave për këto ditë që jemi në grumbullim edhe mendoj se do ta përballojmë. Kemi vajza të kampionatit shqiptar, jemi munduar që të marrim nga të gjithë ekipet e kampionatit shqiptar, më shumë është edhe për t’i motivuar dhe për të parë edhe elementin e ri që mund të afrojmë në ekipin kombëtar. Grumbullimi do të zgjasë 7 ditë, besoj që do jemi në dy seanca stërvitore në ditë, thashë është një periudhë me ngarkesa, gjithmonë është në shërbim të ndeshjes që do zhvillojmë me datë 11 mars me Qipron – thekson Grima, që vlerëson impenjimin e vajzave kuqezi – Jam i kënaqur me gatishmërinë e vajzave, kondicionin do ta shohim gjatë ditëve në vijim, them që vajzat kanë nevojë shumë për stërvitje dhe mendoj që kjo do të na shërbejë shumë. Këtë periudhë do ta shfrytëzojmë për të riaftësuar vajzat dhe për t’i sjellë në kondicionin e duhur fizik. Unë normalisht dua të falenderoj Federatën Shqiptare të Futbollit për politikat e saj që po bën për zhvillimin e futbollit të femrave, jo vetëm për ekipet kombëtare por për përhapjen e futbollit në çdo qytet dhe në çdo shkollë. Besoj që kjo është baza për të menduar që do të kemi një futboll vajzash më të fortë në të ardhmen dhe me masivitet më shumë”. Trajneri Armir Grima u ndal edhe te suksesei i vajzave U-16 të cilat fituan turneun UEFA Development. “Kënaqësi e madhe ai sukses, normalisht të fitosh një turne është kënaqësi e madhe dhe unë i përgëzoj shumë, përgëzoj vajzat shumë, përgëzoj trajnerin Agustin Kola për punën shumë të mirë që ka bërë, normalisht edhe trajnerët e ekipeve të vajzave që i kanë parapërgatitur dhe i kanë sjellë aty për të fituar një turne. është një sukses dhe një kënaqësi e madhe për një vend si ne që të arrijmë të bëjmë tre fitore”, ka përfunduar trajneri Grima.

E kënaqur për këtë grumbullim është shfaqur edhe Zylfie Bajramaj, e cila nuk harron ti bëj një apel vajzave të reja që të përfshihen në magjinë e futbollit. “Stërvitja po shkon shumë mirë, jemi të kënaqur në këto ditë të para grumbullimi, harmonia në ekip është shumë e mirë. Mendoj që do të sjellim edhe rezultat nga ndeshja me Qipron pasi kemi ardhur këtu për t’u përgatitur në maksimum. Atmosfera është shumë e mirë si gjithmonë, jemi vajza të lidhura mes vete, edhe stafi është shumë i mirë, na karikon për të dhënë më të mirën. Besoj shumë që ky grumbullim do të na shërbejë për ndeshjen e marsit. Kam një thirrje për të gjithë vajzat që të inkuadrohen në këtë sport sepse është një sport i mrekullueshëm për ne”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...