Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Grima: Kemi skuadër të mirë, luajmë të gjitha mundësitë tona në ndeshjet e radhës

Kombëtarja shqiptare e femrave do të nisë nga dita e nesërme grumbullimin në Durrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese ndaj Belgjikës e Armenisë, të vlefshme për Kampionatin Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Armir Grima, në një prononcim të shkurtër për fshf.org foli në lidhje me këto sfida të rëndësishme, listën e lojtareve të grumbulluara dhe objektivat për këto ndeshje.

Pavarësisht grupit të vështirë ku Shqipëria është shortuar, në grupin F, së bashku me Norvegjinë, Poloninë, Belgjikën, Kosovën e Armeninë, Grima shprehet se skuadra do të bëjë maksimumin deri në fund të këtyre kualifikueseve, teksa thekson se në këto eliminatore, Shqipëria ka mundësi të grumbullojë 10 pikë në grup, që do të ishte historike për Kombëtaren e femrave.

Lojtaret e grumbulluara dhe gjendja e tyre – “Kemi grumbulluar 21 futbolliste për këto dy sfida. I kemi ndjekur nga afër të gjitha lojtaret tona që aktivizohen në kampionatin shqiptar dhe janë në gjendje të mirë fizike. Rëndësi ka që nuk kemi lojtare të dëmtuara. Do t’i shohim edhe në këto ditë stërvitjeje para sfidës së parë ndaj Belgjikës, por mendoj që e përgjithshmja është shumë mirë.

Belgjika – Do mundohemi të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz me Belgjikën, pasi duhet të theksoj se është një kundërshtare shumë e fortë, që nuk të lë shumë hapësira. Ne kemi skuadër të mirë dhe do të provojmë të gjitha mundësitë tona.

Transferta armene? – Sigurisht që do të kërkojmë t’i marrim maksimumin këtij kundërshtari, ashtu sikurse në ndeshjen e parë, do të luajmë për tre pikë. Nuk është një ndeshje e lehtë, por ne do të provojmë dhe i kemi të gjitha mundësitë. Dua të kujtoj gjithashtu që ndaj kësaj skuadre kemi marrë edhe fitoren e parë historike me rezultatin më të thellë 5-0 në historinë e Kombëtares shqiptare të femrave.

Mesazh për tifozët – Do të dëshiroja shumë t’i kishim në stadium, pasi janë lojtari ynë i 12-të. Belgjika është një kundërshtar i vështirë ndaj na duhet mbështetje e madhe. Tifozët nuk kanë munguar asnjëherë, ndaj edhe kësaj radhe i ftoj të vijnë në stadium dhe të mbështesin këto vajza që përfaqësojnë ngjyrat kuqezi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...