Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Grintë, fantazi dhe gola/ Talenti i Shqipërisë U19 transferohet në Itali

Kastriot Dermaku nuk do të jetë shqiptar i vetëm që luan me Lecce. Klubi italian i Serie B, ka siguruar shërbimet e Medon Berishës nga ekipi i të rinjve të Young Boys.

Lojtari i lindur në Zvicër, aktivizohet si mesfushor ofensiv dhe ka luajtur dy ndeshje me Shqipërinë U19 (debutoi 17 vjeç me kuqezinjtë e Cungut).

Berisha zotëron pasaportën shqiptare dhe atë zvicerane. Sezonin e kaluar realizoi 14 gola në 28 ndeshje me ekipin U18 të Young Boys, teksa këtë sezon kaloi tek ekipi U21 i kampionëve të Zvicrës.

Tani do të masë forcat në futbollin italian me ekipin nga Salento. Drejtori teknik i Lecces, Pantaelo Corvino, një njohës i mirë i talenteve ballkanikë, beson shumë te kualiteti i Berishës.

Adoleshenti dardan njihet edhe për karakterin e tij të fortë dhe luftën sportive, duke mos i shpëtuar ndëshkimeve me kartonë të verdhë, teksa di të bëjë mirë edhe rolin e qendërmesfushorit dhe sulmuesit të dytë.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...