Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gripshi: Sot na ndalohej gabimi. Titulli? T’i marrim ndeshjet me radhë

Nazmi Gripshi ishte heroi i Skënderbeut, në fitoren minimale ndaj Kukësit, pasi vendosi fatin e takimit me golin e shënuar në minutën e 16 të sfidës. Më poshtë është intervista e dhënë nga numri 10 i korçarëve, për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Si ndiheni kur vendosni fatin e një ndeshjeje kaq me peshë, si Skënderbeu-Kukësi?
E kishim përgatitur mirë këtë ndeshje, e kishim studiuar Kukësin dhe falë Zotit e fituam këtë ndeshje. Nuk mund të humbisnim sot, pasi vinim pas dy ndeshjesh pa fitore dhe kishim nevojë për këto 3 pikë. Jam shumë i lumtur që sot fituam me golin tim dhe shpresoj të ndihmoj me të tjerë gola në të ardhmen.

Kur erdhët te Skënderbeu, keni pasur më parë një moment jo të mirë fillimisht, por pastaj ju shikojmë si një “motor i vërtet” në sulm…
Ka qenë një periudhë e keqe se nuk kam luajtur asnjë minutë, ose kam luajtur shumë pak. Do të mundohem që ta shpërblej në 120 % të vetes time, besimin që po më jepet tani nga trajneri dhe skuadra.

A po lufton Skënderbeu për titull?
Ne për çdo ndeshje, hyjmë në fushë për tre pikët. Sa i përket titullin kampion, ne na pëlqen t’i marrim ndeshjet një nga një dhe në fund bëjmë llogaritë.

Fanella me numrin 10 ju fut në presion apo ju motivon?
Fanellën me numër 10 e ka pasur një lider në ekipin e Skënderbeut. E mora atë numër, sepse dua të eci sa më lart, dhe të ndihmoj ekipin.

Jeni gati të merrni stafetën e talentit të sezonit, apo do ia lini Bregut?
Do mundohem të bëj më të mirën te ekipi i Skënderbeut. Atë pastaj e di stafi dhe ekipi. Ndoshta mund të kem dhe ndonjë eksperiencë jashtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...