Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Grosjean nga spitali: Mbrojtësia prej kurore më shpëtoi jetën!

Megjithse më parë ka qenë skeptik për barrierën mbrojtëse të vendosur para kabinës së pilotit në makinat e Formula 1, Romain Grosjean thotë se pajisja mund t’i ketë shpëtuar jetën pas aksidentit të tmerrshëm në garën e Bahrein Grand Prix, ku makina e tij u nda në dy pjesë dhe u pushtua nga flakët.

Incidenti ndodhi në xhiron e parë të garës së të dielës kur Grosjean “u ngul” me mjetin e tij në barrierat mbrojtëse pas kontaktit me Daniil Kvyat më kthesën e tretë. Francezi arriti të ngrihej e të largohej nga makina e tij por kaloi natën në spital për disa të djegura në duar.

“Dua të them se jam mirë,” tha Grosjean në një video nga krevati i spitalit, i cili garon me skuadrën Haas-Ferrari.

“Falemnderit për mesazhet. Nuk kam qenë dakord kur u vendos mbrojtësja në formë kurore para pilotit disa vjet më parë. Por tani mendoj se është gjëja më e madhe që është bërë. Sikur të mos ishte për të nuk do të mund të flisja me ju sot”.

Mbrojtësja prej titani është tashmë e detyrueshme për të gjitha makinat garuese në F1 që prej prezantimit në 2018. Ajo mbron kroskotin e pilotëve dhe mund të durojë peshën e një autobuzi me dy kate, sipas Formula 1.

Ndërsa shoferi i skuadrës Renault, Daniel Ricciardo shprehu kritika për mënyrën sesi përplasja e Grosjean u transmetua në televizion.

“Fillimisht jam i lumtur që ai është mirë. Por jam shumë i zhgënjyer me Formula 1 për shfaqjen e vazhdueshme të pamjeve të rënda të zjarrit, të makinës së ndarë më dysh. Kujt i nevojiten këto? Familja e tij e shikonte atë, nuk është e bukur të transmetohen këto gjëra me stil ‘Hollywood’.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...